RTSH 24 Live

Ekonomi

Parlament, Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen buxhetin dhe paketën fiskale 2023

22/11/2022

Parlament, Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen buxhetin dhe paketën fiskale 2023

 

Komisioni i Ekonomisë në parlamentin shqiptar miratoi me votat e deputetëve të maxhorancës Buxhetin 2023 dhe paketa fiskale që e shoqëron.

Ne relacionin e buxhetit 2023 parashikohet zgjerimi i stafit të një sërë instutucioneve shtetërore ku përfituese kryesorë janë institucionet e reja të drejtësisë.

Diskutime pati edhe në lidhje me buxhetin e njësive të qeverisjes vendore veçanërisht në raste fatkeqësish natyrore. 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh se këto institucionë do të mund ti adresojnë problematikat e përmbytjes fale të ardhurave që gjenerojnë nga taksat lokale, fondi lokal për emergjecat dhe mbështetjes së qeverisë.

Në përfundim komisioni miratoi me votat e maxhorancës buxhetin 2023 dhe paketën fiskale që e shoqëron.

 

/ rtsh.al /