RTSH 24 Live

Politikë

Parlament, akuza e kundërakuza për abuzime me fonde e pastrim parash

27/01/2022

Parlament,  akuza e kundërakuza për abuzime me fonde e pastrim parash

Seanca parlamentare e të enjtes ka patur akuza e kundërakuza për abuzime me fonde e pastrim parash mes mazhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë. 

Kreu i demokratëve Lulzim Basha, akuzoi se kryeministri Rama udhëton me charter privat ndërkohë që shqiptarët vuajnë varfërinë. 

 

Por në përgjigjen e saj ministrja Spiropali ka ironizuar se PD më parë duhet të zgjidhë hallet e brendshme. 

 

Surpriza e kësaj seance ka qenë rikthimi pas 4 muajve mungesë i ish kryetarit të demokratëve Sali Berisha. I cili menjëherë e ka nisur duke kërkuar komision hetimor për Ramën e Bashën. Por Basha është larguar para mbërritjes së Berishës në sallën e seancave plenare. 
 
Ndërsa më pas akuzat e tij kanë vijuar edhe për inceneratorët.

I pyetur lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Berisha tha se jo vetëm do të jetë pjesëmarrës me kandidatët e tij, por do të korrë edhe fitore. 

 

 

Në ndërhyrjen e tij kreu i grupit palamentar socialist Taulant Balla tha se “I vetmi deputet non grata në këtë sallë mirë do ishte të mos ishte në këtë sallë". " Askush prej nesh nuk ka kohë të merret me non gratën e këtij vendi" th ai.

 

 

Seanca parlamentare e së enjtes ka shënuar një episod përplasjeje mes deputetëve të opozitës së djathtë. Demokrati Luan Baçi ka akuzuar Lulzim Bashën se ka ndërhyrë edhe në ndërrimin e vendeve ku ulen deputetët, duke çuar në fund të sallës mbështetësit e Sali Berishës.