RTSH 24 Live

Sociale

Parku “Mbretëresha Geraldinë” në Burrel, me pamje të re pas rehabilitimit

17/10/2021

Parku “Mbretëresha Geraldinë” në Burrel, me pamje të re pas rehabilitimit

Parku i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel i konsideruar si një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan është rehabilituar tërësisht.Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park i rehabilituar me fonde të qeverisë shqiptare.“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga parku i rinovuar i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel, ju uroj një të diel të qetë”, shprehet Rama.
Parku “Geraldinë” është një dhuratë nga Nëna Mbretëreshë, pasi ishte dhe vendlindja e mbretit Ahmet Zogu.
Parku që nderon emrin e mbretëreshës gjendet i vendosur në pjesën veriore të qytetit të Burrelit dhe është ende një ndër parqet me bimësinë më të rrallë, jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan.
Sipërfaqja është rreth 30000 m2, ku përfshihen një xhami dhe Pallati i Kulturës së Burrelit.
Parku i qytetit është ndër më të preferuarit nga qytetarët dhe ishte lënë në harresë për vite me radhë.