RTSH 24 Live

Sociale

Parku arkeologjik i Antigonesë, Olta Idrizi, arkeologia e re dhe pasionante

07/08/2022

Parku arkeologjik i Antigonesë,  Olta Idrizi, arkeologia e re dhe pasionante

Arkeologjia tashmë po shihet me interes edhe prej të rinjve që dalin nga shkolla. Disa studentë italianë dhe shqiptarë janë bërë pjesë e ekspeditave që po kryhen në parkun arkeologjik të Antigonesë nga universiteti i Mançeratës dhe instituti arkeologjik i Tiranës.

Një ndër këta të rinj është studentja e vitit të dytë master Olta Idrizi. Oltën e gjejmë duke gërmuar në një hapësirë të këtij parku dhe në një rrëfim të veçantë shprehet lidhur për pasionin që ka për arkeologjinë. Ajo pohon se e ka kultivuar këtë dëshirë që prej moshës së vegjëlisë.

Olta shprehet për ekspeditat që ka marrë pjesë duke pohuar se janë eksperienca të veçanta dhe ka mësuar shumë prej tyre.

Idrizi apelon ndaj bashkëmoshatarëve të saj që mos t'i braktisin endrrat dhe pasionet që kanë.

Antigonea ka qenë një qytet i lashtë i ndërtuar në shekullin e III p.e.s.. Ndodhet në Shqipëri 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës. Ishte një qytet jetëshkurtër që jetoi veç rreth 150 vjet.

Themelimi i qytetit lidhet me një nga emrat më të famshëm të antikitetit, mbretin Pirro të Epirit.

/rtsh/