RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot dhe ditën e premte

18/08/2022

Parashikimi i motit për sot dhe ditën e premte
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fulqizimi i Anticiklonit afrikan i cili pritet të sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë deri ditën e premte.

E Enjte, data 18 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 15 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/33°C
Zona e ulët         15/37°C
Zona bregdetare  20/35°C

Kosova, e Enjte data 18 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 34°C -37°C .

E Premte data 19 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat perëndimore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/35°C
Zona e ulët         18/41°C
Zona bregdetare  21/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari