RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot dhe ditën e enjte, temperatura mbi 35 gradë

25/05/2022

Parashikimi i motit për sot dhe ditën e enjte, temperatura mbi 35 gradë
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga aktiviteti i rrymave ajrore shumë të nxehta nga veriu i Afrikës, duke mbajtur edhe në vendin tonë temperatura shumë të larta.

E Mërkurë 25 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore gjatë pasdites. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/32°C
Zona e ulët          14/35°C
Zona bregdetare  16/32°C

Kosova, e Mërkurë data 25 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 28°C -32°C .

E Enjte 26 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime  dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore . Era do të jetë me drejtim nga Perëndimi me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/34°C
Zona e ulët          17/35°C
Zona bregdetare  18/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari