RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikimi i motit për fundjavën, temperaturat të dielën do të arrijnë 40 gradë

05/08/2022

Parashikimi i motit për fundjavën, temperaturat të dielën do të arrijnë 40 gradë
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Zona Anticiklonike e shtrirë në Europën jugore gradualisht do të dobësohet për shkak të hyrjes së masave ajrore nga veriu i Kontinentit ku pritet të japë impakt në vendin tonë në fillimin e javës.

E Premte data 05 Gusht 2022

Por dita e sotme në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/36°C
Zona e ulët         16/38°C
Zona bregdetare  20/37°C

Kosova, e Premte data 05 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 32°C -35°C .

E Shtunë data 06 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje . Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/37°C
Zona e ulët         18/39°C
Zona bregdetare  21/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari