RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikimi i motit për fundin e muajit qershor 2022

29/06/2022

Parashikimi  i motit për fundin e muajit qershor 2022
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga kontrasti i dy masave ajrore duke kushtëzuar pjesërisht paqëndrueshmëri edhe në vendin tonë. 

E Mërkurë data 29 Qershor 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në juglindje të pasuara nga stuhi lokale në orët më të nxehta. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 - 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      20/33°C
Zona e ulët          18/37°C
Zona bregdetare  22/36°C

Kosova, e Mërkurë data 29 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -33°C .

E Enjte data 30 Qershor 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare  të pasuara nga reshje dhe stuhi në verilindje dhe zonën qëndrore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 - 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      18/31°C
Zona e ulët          18/35°C
Zona bregdetare  22/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari