RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikimi i motit në vend rajon dhe Kosovë

24/06/2022

Parashikimi i motit në vend rajon dhe Kosovë
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme në shtrsat e larta të atmosfrës duke kushtëyuar pjesërisht vendin tonë. 

E Premte 24 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi  në verilindje.  Gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/32°C
Zona e ulët          18/35°C
Zona bregdetare  22/33°C

Kosova, e Premte data 24 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 26°C -29°C .

E Shtunë 25 Qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi  në verilindje.  Era do të jetë drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/33°C
Zona e ulët          18/36°C
Zona bregdetare  21/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari