RTSH 24 Live

Kuriozitete

Parashikimet e Nostradamus për 2021: Asteroide, "zombie" dhe një pamje e keqe

29/12/2020

Parashikimet e Nostradamus për 2021: Asteroide, "zombie" dhe një pamje e keqe

Nostradamus, i cili vdiq në vitin 1566, ka profetizuar në mënyrë të famshme ngjarje katastrofike përmes “Les Prophéties”. Shikuesi i epokës së Rilindjes aludoi në ngjarje të tilla si Revolucioni Francez, zhvillimi i bombës atomike dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Tani, lexues të afërt të veprës së tij thonë se ai parashikoi një 2021 edhe më shkatërrues se ky peizazh ferri i një viti që po kalojmë. Në shkrimet e tij, ai përmend: “pak njerëz të rinj, shumë njerëz të vdekur”. Kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë, sipas Yearly-Horoscope: një apokalips ‘zombi’. “Baballarë dhe nëna të vdekura nga hidhërime të pafund / gratë në zi, murtaja dhe ‘përbindësha’ dhe e gjithë bota të marrë fund”, vazhdoi filozofi, në mënyrë ogurzi.

Nostradamus gjithashtu duket se aludon në pandeminë e coronavirusit të vitit 2020 – por shkruan se viti vijues do të jetë edhe më shkatërrues, mbase duke sjellë uri në botë. “Pas telasheve të mëdha për njerëzimin, një më i madh përgatitet”, shkroi Nostradamus. Ai po ashtu thotë se asteroidë do godasin tokën më shumë.

Sidoqoftë, historianët shpesh theksojnë se shkrimet e Nostradamus janë tepër të paqarta – ose madje plotësisht të paqena.