RTSH 24 Live

Aktualitet

Parashikim i motit për sot dhe ditën e premte, temperaturat do të jenë me rënie

19/05/2022

Parashikim i motit për sot dhe ditën e premte, temperaturat do të jenë me rënie
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të freskëta nga Europa Veri-lindore të cilat do të sjellin rënie të temperaturave në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E Enjte 19 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/23°C
Zona e ulët          8/27°C
Zona bregdetare  12/25°C

Kosova, e Enjte data 19 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 14 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 19°C -22°C .

E Premte 20 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/25°C
Zona e ulët          10/28°C
Zona bregdetare  12/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari