Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se varet nga Europa të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën dhe se Uashingtoni nuk do të përfshihet.
Deklaratën Trump e bëri gjatë takimit të tij me kabinetin dhe përpara takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, që pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë
Përpara bisedimeve, Starmer ka përsëritur thirrjen e tij për një garanci sigurie të SHBA në Ukrainë për të penguar Rusinë nga pushtim tjetër të mundshëm.
Trump konfirmon gjithashtu se Presidenti Volodymyr Zelensky do të vizitojë Zyrën Ovale të premten për të nënshkruar një marrëveshje "shumë të madhe" mbi ndarjen e burimeve minerale të Ukrainës.
Zelensky e ka përshkruar marrëveshjen dypalëshe si paraprake dhe ka thënë se do marrëveshje të mëtejshme që përfshijnë garancitë e sigurisë nga SHBA për të penguar agresionin rus.
I pyetur nga BBC nëse do të ishte i përgatitur të largohej nga marrëveshja nëse Trump nuk ofronte garancitë që donte, Zelensky tha: "Nëse nuk marrim garanci sigurie, nuk do të kemi armëpushim, asgjë nuk do të funksionojë, asgjë."
/rtsh.al/