RTSH 24 Live

Kosova

Para nisjes për në Tiranë, Kurti homazhe te Lidhja e Prizrenit

10/06/2021

Para nisjes për në Tiranë, Kurti homazhe te Lidhja e Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Para nisjes për në Tiranë, Kurti ka bërë homazhe te Lidhja e Prizrenit.“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren. Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, shprehet Kurti.