RTSH 24 Live

Sociale

Papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, 62% të shqetësuar nga mungesa e mundësive, 67% duan të largohen

14/06/2022

Papunësia e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, 62% të shqetësuar nga mungesa e mundësive, 67% duan të largohen

Papunësia është një ndër vështirësitë kryesore, me të cilën përballen të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë tek të rinjtë e rajonit përllogaritet rreth 35 përqind, ndërsa 62% e tyre e konsiderojnë mungesën e mundësive për punësim si problemin më të madh për ta, ndërsa  67% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria.

Organizatat rinore të rajonit po bashkëpunojnë për tërhequr vëmendjen e politik bërësve tek çështjet që shqetësojnë rininë.

Në konferencën përmbyllëse të projektit të “Laboratorit të të rinjve të rajonit”, nismë e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal u vu theksi tek nevoja e një dialogu të qëndrueshëm për të përmirësuar mjedisin e përgjithshëm socio-ekonomik të ekonomive të rajonit.

Shqipëria ka tashme gati udhërrëfyesin për tranzicionin e të rinjve nga shkolla ne vendin e punës.

Marsela Delija, Presidente e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë thotë se “ky dokument është me strategji se si mund të arrihet një tranzicion i lehtë që përfundojnë studimet dhe për t’u futur në tregun e punës".

Drejtuesi i Laboratorit Rinor, Ognjen Markovic u shpreh se "jemi të kënaqur që me këtë nisëm kemi arritur të ndikojmë që të kemi ndryshime ligjore apo edhe hartim të strategjive që adresojnë çështjen e punësimit të rinjve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor".

Këtë vit Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal zhvillon për herë të parë "Ballkantonin", një nismë që u jep mundësi të rinjve të zhvillojnë idetë e tyre në teknologji dhe inovacion.

Në dy vitet e para të Ballkantonit, të rinj nga Shqipëria kanë paraqitur disa ide të mira. Të njëjtën mundësi e kanë edhe këtë vit.

/rtsh/