RTSH 24 Live

Greqi

Papandreu drejt rifutjes në politikën aktive

21/10/2021

Papandreu drejt rifutjes në politikën aktive

Ish-lideri i partisë së njohur të majtë greke PASOK, Jorgos Papandreu njoftoi kandidaturën e tij për të udhëhequr partinë ”Lëvizja për ndryshim” (KINAL).

Ish-kryeministri kishte njoftuar qëllimin e tij gjatë një telefonate me udhëheqësen aktuale, Fofi Gennimata, e cila u tërhoq nga zgjedhjet e planifikuara në dhjetor për arsye shëndetësore.

Duke shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, Papandreu deklaroi se ”vendi ka nevojë për një ndryshim të ri dhe një parti demokratike më përparimtare”.

“Unë do të kontribuoj me të gjithë forcën time për ta kthyer partinë tonë në një force madhështore, përsëri në ballë të zhvillimeve”, deklaroi Papandreu duke ftuar të gjithë  që të votojnë për të./ATSH