RTSH 24 Live

Aktualitet

Papa Françesku vaksinohet kundër COVID-19

13/01/2021

Papa Françesku vaksinohet kundër COVID-19

Papa Françesku është vaksinuar kundër Covid-19. Bergoglio mori dozën e parë, nga dy të planifikuara kundër COVID, ndërsa Vatikani raportohet se është furnizuar me vaksinën e kompanisë Pfizer-Biontech. Lajmi, që ka qarkulluar fillimisht në mediat argjentinase, u konfirmua nga burime të Vatikanit për ilfattoquotidiano.it, ku thuhet se Papa mori vaksinën menjëherë pas burrave të Gardës Zvicerane, të cilët janë më të ekspozuar ndaj infeksionit.

Ushtria papale sot quhet zyrtarisht Garda Zvicerane, e cila ka 135 trupa dhe është e ngarkuar me sigurinë në Vatikan. Pas Papa Françeskut, pritet edhe vaksinimi i Papa Benediktit XVI. Mediat italiane shkruajnë se do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre.