RTSH 24 Live

Europë

Papa Françesku i nënshtrohet një operacioni

05/07/2021

Papa Françesku i nënshtrohet një operacioni

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha se Papa Françesku "reagoi mirë" ndaj operacionit për stenozën divertikulare të zorrës së trashë.

Sipas deklaratës së publikuar nga Bruno, Papa 84-vjeçar u pranua në Poliklinikën A. Gemelli në Romë dhe iu nënshtrua operacionit të planifikuar kirurgjik për një "stenozë divertikulare të sigmës" të kryer nën anestezi të përgjithshme në mbrëmje.

Në deklaratë nuk jepen ndonjë informacione të tjera mbi operacionin ose sa kohë do të qëndronte Papa në spital.

Kjo ishte hera e parë që u njoftua që Papa Françesku është shtruar në spital që nga zgjedhja e tij në vitin 2013.

Mesazhet për "shërim të shpejt" erdhën nga disa udhëheqës menjëherë pasi u bë publike lajmi për shtrimin në spital.

Presidenti Italian Sergio Mattarella, Presidenti Maltez George Vella dhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli i dërguan mesazhe Papa Françeskut./AA