RTSH 24 Live

Politikë

Pandemia, Ristani : "Të votojnë të infektuarit, s’është e pazgjidhshme"

16/03/2021

Pandemia, Ristani : "Të votojnë të infektuarit, s’është e pazgjidhshme"

Ish kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, thotë se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet t'i jap zgjidhje votimit në 25 prill për qytetarët e prekur nga Covid-19. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Ristani tha se mungesa e kapaciteteve nuk është arsye që prevalon mbi të drejtën kushtetuese.

"Ky nuk është argument, ndërkohë që e ke të zgjidhur me ligj që për njerëzit e sëmurë ngrihet qëndra e votimit në spital apo i dërgohet kutia e votimit në shtëpi. Nuk ështe e pazgjidhshme. Duhet të ishte trajtuar me kohë se nuk filloi dje pandemia. Pra, kemi pasur të gjithë kohën e mundshme dhe kemi të gjitha kapacitetet për ta realizuar këtë të drejtë. Në rast se nuk bëhet do të jetë një shkelje shumë e madhe e ligjit dhe tregon mungesë vullneti."- tha Ristani në “Përballë”.