RTSH 24 Live

Art

Pandemia pakëson vizitat në Muzeun e Kalasë së Gjriokastrës

06/02/2021

Pandemia pakëson vizitat në Muzeun e Kalasë së Gjriokastrës

Edhe pse muzetë janë të hapur për vizitorët, këto objekte historike dhe të trashëgimisë kulturore këtë vit u vizituan shumë pak. Muzeu i Kalasë së Gjriokastrës, këtë vit u vizitua vetëm nga 3 mijë persona.
I vendosur në hyrje të kalasë, muzeu i Argjirosë, është vendtakimi i parë i vizitorëve më historinë e dokumentuar të Gjirokastrës që në lashtësi. Por si të gjitha objektet e kultit, historisë dhe trashëgimisë kulturore, këtë vit pakherë iu prish qetësia. 
Përgjegjësi i këtij muzeumi Besnik Shehu tha për RTSH, se shifra e vizitorëve gjatë 2020-ës u reduktua me 70%, ndërsa shpreson që 2021-shi të jetë me lajme të mira në të gjitha fushat.
Muzeu i ri i përuruar në vitin 2012-të, rrëfen historinë e Gjirokastrës, duke filluar që nga vendbanimet prehistorike. Ai gjithashtu tregon edhe historinë e vendeve fqinje arkeologjike në luginën e Drinos. Ky rrëfim bëhet përmes një kombinimi të objekteve historike, materialeve arkivore, fotografive, filmave dhe historive gojore.