RTSH 24 Live

Greqi

Pandemia në Greqi, sot vendoset për masat

24/02/2021

Pandemia në Greqi, sot vendoset për masat

Në Greqinë fqinje, autoritetet shëndetësore mblidhen sot të vendosin mbi masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

Vendi ndodhet në masa të shtuara në shumë zona ku përhapja e virusit është më shqetësuese, dhe parashikojnë mbyllje të bizneseve jo të domosdoshme dhe ndalim të qarkullimit në fundjavë, përjashto rastet për punë apo emergjencat shëndetësore.

Greqia ka një përmirësim sa i takon pandemisë, por mediat flasin për mundësinë e zgjatjes së masave edhe për dy javë të tjera.