RTSH 24 Live

Aktualitet

Pandemia, Brataj : Po përditësojmë protokollet e trajtimit në banesë!

21/09/2021

Pandemia, Brataj : Po përditësojmë protokollet e trajtimit në banesë!

Shtimi i urgjencave mjekësore për COVID-19 si dhe rritja e numrit të fataliteteve ka sjellë rëndim të situatës pandemike në vend. Në urgjencën Kombëtare nga rreth 450 vizita në banese, rreth 120 janë për covid . 
Sipas Drejtorit i Urgjencës Kombëtare Shkënder Brataj gjysma e vizitave në banesë mjekohen aty nga ekipet e urgjencës ndërsa gjysma  tjetër dërgohen në spitale rajonale dhe QSUT.
Brataj thotë se edhe protokollet e mjekimit në banesë kanë ndryshuar duke u përditësuar më të dhënat më të fundit të trajtimit sa me efikas.
Në kushtet e mbështetjes nga Federata e mjekeve Shqiptare në Europë dhe GIZ, Urgjenca Kombëtare ka përditësuar mjekët e rinj për rëndësinë e dhënies së ndihmës së shpejtë dhe renimimin në kushtet e urgjencës , rrethana këto që në kushtet e pandemisë janë bërë të shpeshta.