RTSH 24 Live

Botë

Pandemia, ambasadori Kosnett: Vaksinoni stafet diplomatike!

24/02/2021

Pandemia, ambasadori Kosnett: Vaksinoni stafet diplomatike!

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ngritur alarmin për mungesën e vaksinës për personelin e saj, në një kohë kur Amerika po bën përpara me vaksinimin e popullatës.

“Rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë personel lokal, që është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë.

Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19. Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit./A2