RTSH 24 Live

Politikë

Pampuri: Aleanca e kullave dhe e ‘non gratave’, s’do ti mbajë dot peng demokratët

03/10/2023

Pampuri: Aleanca e kullave dhe e ‘non gratave’, s’do ti mbajë dot peng demokratët

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Oriola Pampuri, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se aleanca e kullave dhe e ‘non gratave’, nuk do ta mbajë dot peng PD-së dhe demokratët.

Deklarata e Pampurit erdhi pas deklaratave të Berishës se “Rama kërkon të emërojë përfaqësuesit e opozitës në Kuvend”. Sipas Pampurit, opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta!

“Natën marrin leje ndërtimi nga Edi Rama për kullën 64 kate, dhe ditën dalin e sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës. Opozita e vërtetë është ajo që lufton për hallet e qytetarëve dhe jo ajo e oligarkëve të përbashkët që i mban dhe i financon! Opozita e vërtetë janë ata që çdo ditë janë pranë qytetarëve dhe jo opozita e kullave dhe e marrëveshjeve të fshehta! Opozita e vërtetë është ajo e njerëzve të pastër, që të vetmin pakt e kanë me qytetarët, të tjerët që kalkulojnë se ku do të jenë në 2025, le të marrin përsipër dhe kusuret. Aleanca e kullave dhe e non gratave nuk do ta mbajë dot peng PD dhe demokratët”, shkruan Pampuri.

/rtsh.al/