RTSH 24 Live

Kuriozitete

Pamje mahnitëse, NASA tregon si duket qielli i Jupiterit

22/09/2022

Pamje mahnitëse, NASA tregon si duket qielli i Jupiterit

NASA ka publikuar foto se si do të dukej qielli i planetit më të madh i sistemit tonë, Jupiteri. Planeti gjigant i gaztë shfaqet me retë rrotulluese, stuhi të çmendura dhe breza ngjyrash, por shumica e pamjeve tona ndaj tij janë të sheshta. Një ekip shkencëtarësh me ndihmën e ndihmën e anijes kozmike Juno të NASA-s kanë mundur të sjellin në 3D pamjet se si do të dukeshin retë e egra të Jupiterit.

Shkencëtarët përdorën të dhënat e JunoCam për të ndërtuar harta dixhitale të lartësive të majave të reve, duke çuar në imazhe mahnitëse.

"Misioni Juno na ofron një mundësi për të vëzhguar Jupiterin në një mënyrë që është në thelb e paarritshme nga vëzhgimet teleskopike të bazuara në Tokë. Ne mund të shikojmë të njëjtat veçori të reve nga këndvështrime shumë të ndryshme brenda pak minutash," thanë shkencëtarët.

Bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht foto të bukura. Ekipi thotë se modelet dixhitale mund të ndihmojnë gjithashtu shkencëtarët të përsosin të kuptuarit e tyre për përbërjen kimike të reve.

/rtsh.al/