RTSH 24 Live

Rajon

Palmer: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor çështje parësore për SHBA

08/07/2021

Palmer: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor çështje parësore për SHBA

Qëllimi i SHBA-së është një Mal i Zi i qëndrueshëm në rrugëtimin europian dhe euro-atlantik, i mbrojtur nga ndikimet e jashtme, theksoi zëvendësndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer në takimin me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Palmer shtoi se ”është në interesin e SHBA-së që të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në partneritet me Bashkimin Europian”.

”BE është një bashkim vlerash dhe jo vetëm një ndërthurje interesash”, theksoi ai.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh rajonale dhe gjeopolitike.

Gjukanoviç theksoi se ”marrëdhëniet midis dy vendeve dhe angazhimi më intensiv i SHBA-së në rajon janë në nivele të kënaqshme”./ATSH