RTSH 24 Live

Kosova

Palmer: Fokusi i Amerikës nuk ka ndryshuar për Ballkanin Perëndimor

25/02/2021

Palmer: Fokusi i Amerikës nuk ka ndryshuar për Ballkanin Perëndimor

Strategjia e Amerikës mbi Ballkanin Perëndimor nuk ka ndryshuar ashtu sikurse dhe interesi i lartë për të. Kjo është deklarata më e fundit e Matthew Palmer që drejton diplomacinë e këtyre vendeve.

“Ajo që ne do të dëshironim të shihnim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të forta, të gjalla, të begata, në paqe me veten dhe me fqinjët si dhe të integruar në institucionet evropiane.

Kjo do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të gjithë ata që e marrin këtë vendim dhe që aspirojnë anëtarësimin”, tha Palmer./A2