RTSH 24 Live

Sociale

Pallati për të pastrehët në Maliq, përfundojnë dy kate

23/11/2020

Pallati për të pastrehët në Maliq, përfundojnë dy kate
Pallati i të pastreheve

Po vijojnë me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e pallatit për të pastrehët në qytetin e Maliqit. Megjithëse firma zbatuese është duke punuar prej vetëm një muaji, ka përfunduar aktualisht ndërtimi i bodrumit të pallatit si dhe është duke u punuar për shtresën mbuluese të katit përdhes. Petrit Bezati, drejtues i punimeve tregon se projekti me vlerë 92 milionë lekë të reja është duke ecur me ritme të shpejta, pasi edhe kushtet e motit kanë qenë të favorshme

Pavarësisht afatit prej 300 ditësh për përfundimin e pallatit për të pastrehët në qytetin e Maliqit, firma zbatuese synon ta ndërtojë edhe më parë.