RTSH 24 Live

Politikë

Pagat/ Ambasadori gjerman: Deputetët duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, por me rëndësi është niveli i pagave në një shoqëri

25/05/2023

Pagat/ Ambasadori gjerman: Deputetët duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, por me rëndësi është niveli i pagave në një shoqëri

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka komentuar projektligjin për rritjen e pagave për deputetët, teksa e konsideroi një çështje delikate pasi, siç tha ai, deputetë janë ata që vendosin buxhetet dhe pyetja është kush i ruan ata që ruajnë?

Ndërsa pranoi që deputetë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, Zingraf theksoi se megjithatë ka shumë rendësi edhe niveli i pagave në një shoqëri.

Sipas Zingraf, debati i rëndësishëm në shoqërinë tonë është nëse pagat në sektorin publik ndikojnë në nivelin e ekonomisë.

Pagat e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristikat, pasi njerëzit pyesin vërtetë veten se kush i ruan ata që ruajnë. Deputetët janë ata që vendosin për buxhetet. Mendoj se është e rëndësishme që deputetë e një parlamenti të paguhen në mënyrë dinjitozë sepse duam që çdo parlamentar të kryej një punë dinjitoze. Por e rëndësishme është edhe niveli i përgjithshëm i pagave në një shoqëri. Qeveria shqiptare planifikon të rrisë pagat në sektorin publik, e gjitha kjo ka lidhje dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria në krahasim me rajonin ka nivelin më të ulët të pagave. Unë nuk jam ekonomist, por rritja e pagave ka një ndikim në strukturën e pagave në tregun shqiptar. Çështja s’diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është nëse pagat në sektorin publik ndikojnë në nivelin e ekonomisë", u shpreh Zingraf.

Komisioni i Ekonomisë miratoi të martën (23 maj) projektligjin për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas projektligjit, paga e Kryetarit te Kuvendit do të shkojë nga 229 mijë leke që ishte, në 393 mijë e 125 lekë. Zvkryeministri i vendit nuk do të marrë 187 mijë leke, por një pagë mujore prej rreth 330 mije lekë. Ministrat e qeverisë do të paguhen me 318.750 leke, nga 175 mije leke aktualisht.

/rtsh.al/