RTSH 24 Live

Kosova

Osmani: Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës

08/05/2022

Osmani: Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu gjatë vizitës zyrtare në Kosta Rika, ka takuar homologun e saj nga Republika Dominikane dhe janë dakorduar që ta avancojnë partneritetin ndërshtetëror më tej.

Në takim me presidentin Abinader, presidentja Osmani ka theksuar se Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine.

Sipas njoftimit të Presidencës, ndër të tjerash, në takim u diskutua për raportet miqësore në mes të vendeve tona dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë, turizmin, si dhe fusha të tjera.

“Forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës sonë shtetërore, prandaj jam e lumtur që me presidentin Abinader u dakorduam për ta avancuar partneritetin tonë diplomatik duke i afruar kështu edhe më shumë dy vendet tona”, tha Osmani.