RTSH 24 Live

Kosova

Osmani pret në takim Dendias: Greqia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

08/06/2022

Osmani pret në takim Dendias: Greqia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Gjatë takimit Osmani tha se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.

Duke përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Rusia, Osmani ka thënë se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së lidhur me agresionin rus në Ukrainë.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se “Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia”.

/rtsh.al/