RTSH 24 Live

Kosova

Osmani: E rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat e Kosovës do parandalojnë skenarët e Vuçiçit

05/02/2023

Osmani: E rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat e Kosovës do parandalojnë skenarët e Vuçiçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është mjaft e rrezikshme për Kosovën duke pasur një fqinj si Serbia. Ndërsa ka theksuar se NATO bashkë me forcat e Kosovës do të ndalojnë çfarëdolloj skenari të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen kroate Vecerjnji list, presidentja Osmani ka shpjeguar se pse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe siç pretendon Serbia të ketë kompetenca ekzekutive.

Osmani hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, ndërsa ka vënë në dukje se kjo do të hapte kutinë e Pandorës.

Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiçit”, ka theksuar presidentja Osmani.

/rtsh.al/