Nën drejtimin e dirigjentit italian Vito Clemente, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar prezantoi për publikun koncertin e radhës, me një program që përçoi tek artdashësit shqiptarë tinguj të virtuozit të muzikës klasike Mozart.
Koncerti ka ardhur me vepra të dirigjentit austriak, si Uvertura "Don Giovanni", koncert për piano Nr. 12 në La maxhor, K. 414 dhe Simfonia Nr. 38 "Praga" në Re maxhor.
Solistja Laura Lila interpretoi për herë të parë me Orkestrën e RTSH-së koncertin për piano Nr. 12 të Mozart.
Publiku ka shijuar një program unik, të mbushur me energji dhe emocion.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/