RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra Simfonike e RTSH koncert madhështor në Teatrin “Petro Marko”, autorët e mirënjohur ndezin skenën

02/11/2022

Orkestra Simfonike e RTSH koncert madhështor në Teatrin “Petro Marko”, autorët e mirënjohur ndezin skenën

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ka dhuruar një atmosferë magjike me koncertin e mbajtur të martën (1 nëntor) në Teatrin “Petro Mako” në Vlorë.

Koncerti muzikor u drejtua nga dirigjenti i mirënjohur i skenave botërore, Aurelien Azan Zielinski, ndërsa Tatjana Uhde luajti solo në violonçel.

Salla e teatrit “Petro Marko” ka kumbuar me veprat e zgjedhura nga autorët Carl Maria von Webër “Uvertura e Freischutz”, Rober Schumann “Koncert për violonçel dhe orkestër” në la minor dhe “Johannes Brahms Simfonia nr.1” në do minor, teksa Dirigjent ishte Daniel Geiss. Koncerti startoi në orën 19:00, me një interpretim virtuoz nga Orkestra Simfonike e RTSH.

/rtsh.al/