RTSH 24 Live

Art

Orkestra e RTSH koncert me frymëzim skandinav 

07/05/2022

Orkestra e RTSH koncert me frymëzim skandinav 

Orkestra e RTSH, "Nderi i Kombit" do të japë të hënën në 9 maj në orën 19 një koncert me frymëzim skandinav. 

I ftuar është dirigjenti finlandez, Petri Sakari i cili do të dirigjojë vepra të kompozitorit më të madh finlandez me famë botërore Jean Sibelius. 

Të pranishmit do të kenë kënaqësinë të ndjekin "Valse Trieste" dhe Koncert për violinë dhe Orkestër në Re Minor opus 47. 

Në program është edhe simfonia numër 8  në sol maxhor opus 88 e kompozitorit çek Antonin Dvorzhak.

I ftuar edhe violinist është edhe koncert maestri në Operan e Parisit, Peteri Ivonen.
"Është kënaqësi të jem këtu për debutimin tim të parë në vendin tuaj+ tha ai. "Kam gjetur një orkestër serioze, me bazë shumë të mirë, me orekstrantë që punojnë mirë, iu përgjigjen kërkesave dhe përshtaten shumë mirë. Por na sjell vështirësi salla e provave , pasi akustika nuk është shumë e mirë" vëren muzikanti Ivonen.

"Këshilla që I jap unë orkestrantëve është shumë punë, kombinim sa më të mirë të tingullit, larmive të tingullit dhe të qenit një ansambël sa më kompakt" tha ai.