RTSH 24 Live

Kronika

Organizonte lojra fati në lokalin e tij, procedohet penalisht 34-vjeçari

14/08/2022

Organizonte lojra fati në lokalin e tij, procedohet penalisht 34-vjeçari

E. S., 34 vjeç është proceduar penalisht nga policia për "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara". Ai u kap nga shërbimet e Policisë, duke organizuar baste sportive me anë të një aparati celular në ambientet e lokalit të tij, të cilin e kishte përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara.

Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe është proceduar penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi:

-E. S., 34 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke organizuar baste sportive me anë të një aparati celular, në lokalin e tij, të cilin e kishte përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular", thuhet në njoftim.

/rtsh.al/