RTSH 24 Live

Politikë

Opozita: Shqipërisë i duhet helikopter për shuarjen e zjarreve! Peleshi: Ka kosto të lartë mirëmbajteje, s'kemi leverdi

27/06/2022

Opozita: Shqipërisë i duhet helikopter për shuarjen e zjarreve! Peleshi: Ka kosto të lartë mirëmbajteje, s'kemi leverdi

Situata e zjarreve ka përplasur opozitën me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi këtë të hënë në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.  Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj, kërkoi një helikopter për shuarjen e zjarreve në vend.Ne nuk pretendojmë të kemi zjarre ne pretendojmë të kemi një helikopter këtu”, u shpreh Xhaferaj.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Shqipëria jo vetëm që nuk ka mundësi për të blerë një avion 50 milionë euro, por sipas tij nuk është me leverdi një investim i tillë pasi ka kosto të mëdha mirëmbajtjeje. Peleshi tha se në raste kur zjarri merr përmasa të mëdha, duhet të bashkëpunojmë me vendet fqinje.

Kur zjarri merr përmasa të mëdha, është ndërhyrja me trupa. U aktivizuan 280 trupa, tokësore dhe detare. Më pas na erdhi mbështetja civile nga Greqia. Se kam natyrën që ju iki përgjegjësve. Duhet të kemi bashkëpunime, pasi kur vjen puna për emergjencën, ti duhet të shtrish dorën. Ne nuk kemi helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Këtë fakt e di publiku. Pse nuk kemi? Këtë mund ta diskutojmë. Mendoj se një vend i vogël si Shqipëria s’ka leverdi që të investojë për një helikopter për shuarjen e zjarreve. Jemi një vend i vogël dhe s’ja vlen që të kemi një avion tonin. Edhe nëse i kemi 50 mln euro s’mund t’i investojmë atje për ta përdorur një muaj, shtuar dhe kostot e mirëmbajtjes, që janë të mëdha. S’ka kompani që bëjnë mirëmbajtjen e avionëve, është treg i vogël. Çfarë bëjmë ne? Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore, jashtë vendit. Ndaj kostot tona janë edhe më të mëdha.”, tha Peleshi.

/rtsh.al/