RTSH 24 Live

Rajon

Opozita maqedonase kundër Ballkanit të Hapur: Qeveria të na informojë për qëllimin e nismës

28/09/2022

Opozita maqedonase kundër Ballkanit të Hapur: Qeveria të na informojë për qëllimin e nismës

Opozita maqedonase nuk ka mbështetur Ballkanin e Hapur, duke bllokuar ligjet në komisione dhe mos kaluar ato në Kuvend për miratim. Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se partia e tij nuk do të miratojë asnjë ligj deri sa qeveria të informojë opozitën se për çfarë nismash bëhet fjalë dhe se cili është qëllimi i Ballkanit të Hapur.

“Kur të marrim informacione se cili është qëllimi i nismës dhe çfarë sjell kjo nismë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje apo mos mbështetje”. Kam dëgjuar në një shpjegim se është për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, por shpesh shtroj pyetjen se si kufizojnë dy nga këto tre vende, që janë në “Ballkanin e Hapur”? tha Mickoski.

Marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës, për ndërlidhje për identifikim elektronik dhe për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare dhe të sigurisë ushqimore, janë në pritje të ratifikimit. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

/rtsh.al/