RTSH 24 Live

Maqedoni e Veriut

Opozita gati protestat, Kovaçevski përgatitet për postin e kryeministrit të RMV

14/12/2021

Opozita gati protestat, Kovaçevski përgatitet për postin e kryeministrit të RMV

Kryetari i ri i LSDM, Dimitar Kovaçevski, bashkë me kryeministrin në largim, Zoran Zaev, do të takojnë sot përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës.

Mediat në Maqedoni të Veriut raportojnë se qëllimi i këtyre takimeve bëhen për të njohur shefin e ardhshëm të qeverisë.

Nga ana tjetër, opozita vijon të kërkojë caktimin e një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në të kundërt, VMRO-DPMNE paralajmëron protesta anti-qeveritare.