Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit kombëtar antikanabis “Tempulli”.
26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Policia po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
“Si rezultat, në lagjen "28 nëntori", është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"”, thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit.
/rtsh.al/