RTSH 24 Live

Kronika

Operacioni policor “Informaliteti”, arrestohet kambisti 56-vjeçar në Fier

07/07/2022

Operacioni policor “Informaliteti”, arrestohet  kambisti 56-vjeçar në Fier
Operacioni policor “Informaliteti” ka vënë në pranga një 56-vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet se ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valuator.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i policisë:
Fier
Vihet në pranga një shtetas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”.
Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare".
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen "Apollonia", duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
 
/rtsh.al/