Reparti i kirurgjisë kardiake në spitalin Molinete të Torinos ka realizuar një procedurë të pakryer asnjëherë më parë në Itali dhe e rrallë në botë.
Kirurgët italianë në bashkëpunim më një grup inxhinierësh arritën të instalojnë dy proteza në valvolat aortike dhe mitrale te një pacient 66-vjeçar, duke përdorur teknologjinë e simulimit dhe printimit 3D.
Kirurgu dhe profesori Stefano Saliconi (o. Salizzoni) kërkoi t'i montojë dy protezat te një zemër që ende po rrihte, diçka që kirurgu torinez tha se ishte shumë e vështirë, pasi dy protezat mund të binin në konflikt me njëra-tjetrën dhe të vinin në rrezik jetën e pacientit.
Pas ekografisë, zemra e pacientit u rindërtua në tri dimensione në mënyrë elektronike falë grupit CompMech në Universitetin e Pavies dhe laboratorit 3D4Med në Poliklinikën San Mateo të Pavies. Operacioni për instalimin e dy protezave u krye nga Prof. Saliconi për dy orë, ndërsa pacienti u kthye në shtëpi pas pak ditësh.
/rtsh.al/