RTSH 24 Live

Aktualitet

Operacioni antidrogë/ Policia e Fierit sekuestron 85 kg kanabis në "Audin Q7", në pranga 26-vjeçari

23/12/2022

Operacioni antidrogë/ Policia e Fierit sekuestron 85 kg kanabis në "Audin Q7", në pranga 26-vjeçari

Sekuestrohen 85 kilogram kanabis në Fier. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Hamil”, ka vënë në pranga 26-vjeçarin V.R., pronar i automjetit me të cilin 2 persona po transportonin 3 thasë me kanabis, që kapte peshën 85 kg.

Blutë e Fierit sqarojnë se 25-vjeçri A.T., është arrestuar gjatë operacionit ndërsa 31-vjeçari N.R., është shpallur në kërkim.

Në vijim të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, janë kryer veprime të pandërprera hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

/rtsh.al/