RTSH 24 Live

Kronika

Operacioni "Agimi", 21 të arrestuar të përfshirë në kultivimin e 20 mijë rrënjëve kanabis

09/02/2023

Operacioni "Agimi", 21 të arrestuar të përfshirë në kultivimin e 20 mijë rrënjëve kanabis

Ka shkuar në 21 numri total i personave të vënë në pranga në kuadër të operacionit "Agimi", të akuzuar për kultivimin e kanabisit në fshatrat Nikël, Halil dhe Arramerras të Krujës.

Policia e Shtetit bëri të ditur se u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia thotë se vijon puna  për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

/ rtsh.al /