RTSH 24 Live

Kronika

Operacion kundër lojrave të jashtëligjshme të fatit, arrestohen 35 persona

08/07/2021

Operacion kundër lojrave të jashtëligjshme të fatit, arrestohen 35 persona

Më shumë se 1100 efektivë të Policisë së Shtetit u shpërndanë në 12 qarqet e vendit, ku kontrolluan qindra mjedise, ku dyshohej se ushtrohej aktiviteti i lojërave të fatit, ndërsa në pranga ranë dhjetëra persona.
Sipas të dhënave të dikasterit blu, gjatë operacionit të zhvilluar në të njëjtën orë gjatë mbrëmjes së kaluar u kontrolluan 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.
U arrestuan në flagrancë 35 persona: 19 në Tiranë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës dhe nga 1 në Bulqizë, Fier e  Korçë.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona: 5 në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15  kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.