RTSH 24 Live

Sociale

Olimpiada ballkanike e matematikës, Andi Zhgaba përfaqëson Shqipërinë në Maqedoninë e Veriut

28/05/2023

Olimpiada ballkanike e matematikës, Andi Zhgaba përfaqëson Shqipërinë në Maqedoninë e Veriut

Studenti i vitit të 3-të në Universitetin “Fan Noli “ në Korçë Andi Zhgaba ka përfaqësuar Shqipërinë, në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Zv/Rrektori i këtij Universiteti  Arto Adili sqaroi se do të ofrohet  mbështetje financiare për të gjithë ata  studentë, të cilët do të vendosin të ndjekin programet e studimit të Matematikës.  

Prej 14 vitesh në Universitetin “Fan.S.Noli” në Korçë ofrohen drejtimet e studimit në Matematikë-Informatikë dhe Matematikë-Fizikë, nga të cilat janë përgatitur studentë cilësorë.

Një prej tyre, është Andi Zhgaba, student në vitin e 3-të në drejtimin Matematikë-Fizikë, i cili për herë të parë ka përfaqësuar këtë Universitet si dhe Shqipërinë, në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës, edicioni i 17-të i të cilës, këtë vit u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Për studentët, të cilët do të vendosin të ndjekin programet e studimit të Matematikës, Zëvendës Rektori Dr. Arto Adili bën të ditur se do të ofrohet  mbështetje financiare ndërsa shton se do të jepet ndihmë edhe për përgatitjen e maturantëve për provimin e matematikës, të cilit duhet t’i nënshtrohen në përfundim të arsimit të mesëm

Adili shton më tej se Olimpiada Ballkanike e Matematikës pas 2 vitesh do të zhvillohet në qytetin e Korçës dhe për të gjithë organizimin e saj do të kujdeset Universiteti “Fan.S.Noli”.

/rtsh.al/