RTSH 24 Live

Ekonomi

OKB/ Raporti i Barometrit Botëror të Turizmit: Shqipëria në 2022 pati 18% më shumë turistë se para pandemisë

28/11/2022

OKB/ Raporti i Barometrit Botëror të Turizmit: Shqipëria në 2022 pati 18% më shumë turistë se para pandemisë

Barometri më i fundit Botëror i Turizmit nga UNWTO bëri të ditur se rreth 700 milionë turistë udhëtuan në të gjithë botën nga janari në shtator. Kjo shifër shënon më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Shifra barazohet me 63% të nivelit të vitit 2019, gjë që e vendos sektorin e turizmit në rrugën e duhur për të arritur 65% të nivelit që ishte para pandemisë.

Vendet që raportojnë mbërritje mbi nivelet para pandemisë në nëntë muajt e parë të vitit 2022 përfshijnë Shqipërinë, Etiopinë, Hondurasin, Andorrën, Porto Rikon, Republikën Domenikane, Kolumbinë, El Salvadorin dhe Islandën.

Barometri Botëror i Turizmit vlerëson se Shqipëria, sa i përket turizmit, është një ndër vendet e vetme që ka regjistruar shifra më të larta se viti 2019, me një rritje mbi 18% të turistëve të huaj, krahasuar me 7 muajt e parë të vitit 2019, viti para pandemisë Covid-19. Evropa vazhdon të udhëheqë rimëkëmbjen e turizmit ndërkombëtar. Rajoni mirëpriti 477 milionë turistë në janar-shtator 2022 (68% e totalit botëror), duke arritur 81% të niveleve para pandemisë. Kjo ishte më shumë se dyfishi i vitit 2021 (+126%). Evropa pa një rritje të fuqishme në tremujorin e tretë, kur numëri i turistëve arriti pothuajse 90% të niveleve të vitit 2019.

Inflacioni i lartë dhe çmimet në rritje të energjisë, të rënduara nga ofensiva ruse në Ukrainë, mund të ndikojnë në ritmin e rimëkëmbjes në tremujorin e katërt të 2022, si dhe në vitin 2023. Sondazhi i fundit midis Panelit të Ekspertëve të Turizmit të UNËTO tregon një ulje të besimit për katër muajt e fundit të 2022, duke reflektuar një optimizëm më të kujdesshëm. Pavarësisht sfidave në rritje që tregojnë një zbutje të ritmit të rimëkëmbjes, të ardhurat nga nga turizmi mund të arrijnë në shifrat 1.2 deri në 1.3 trilion dollarë në vitin 2022, një rritje prej 60-70% krahasuar me vitin 2021, ose 70-80% e 1.8 trilion dollarëve të regjistruar në vitin 2019. Unwto

/rtsh.al/