RTSH 24 Live

Botë

OKB: Populli duhet të vendosë për tranzicionin e pushtetit pas grushtit të shtetit në Guine

14/09/2021

OKB: Populli duhet të vendosë për tranzicionin e pushtetit pas grushtit të shtetit në Guine

I dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Afrikën Perëndimore dhe Sahelin (UNOWAS) Mahamat Saleh Annadif, tha se populli i Guinesë duhet të vendosë për tranzicionin e pushtetit pas grushtit të shtetit të fundit ushtarak në këtë vend.

Annadif është në një vizitë në Conacri, kryeqyteti i Guinesë, ku theksoi se tranzicioni i pushtetit pas grushtit të shtetit nuk mund të ketë parakushte dhe se populli duhet të pyetet për këtë.

I dërguari special i OKB-së Annadif tha se ai u takua gjithashtu me presidentin e përmbysur të Guinesë, Alpha Conde, i cili është në paraburgim që nga 5 shtatori.

Ai shtoi se ka folur edhe me udhëheqësin e grushtit ushtarak, kolonel Mamady Doumbouy, por nuk i bëri të ditura detajet e takimit.

"Është shqetësuese që grushte ushtarake janë kryer në Mali, Çad dhe Guine. Të gjithë udhëheqësit afrikanë duhet të pyesin veten pse grushtet e shtetit janë të shpeshta dhe të përpiqen të gjejnë përgjigje për të ndaluar këtë prirje", tha Annadif.

Të udhëhequr nga koloneli Mamadi Doumbouy, ushtria kreu grusht shteti ushtarak më 5 shtator dhe arrestoi presidentin 83-vjeçar të Guinesë, Conde.

Conde ka qenë në krye të Guinesë që nga viti 2010, dhe në tetor të vitit të kaluar, ai u zgjodh në këtë pozitë për herë të tretë.

Udhëheqësi i juntës ushtarake Doumbouya ka njoftuar fillimin e një procesi tranzicioni në Guine dhe nga nesër do të fillojë konsultimet me drejtuesit e partive politike, udhëheqësit fetarë, përfaqësuesit e OJQ-ve, diplomatët e huaj, punëdhënësit, sindikatat dhe bankat./AA