RTSH 24 Live

Botë

OBSH paralajmëron: Europa mund të përballet me nivele të larta të infeksioneve me COVID këtë verë

30/06/2022

OBSH paralajmëron: Europa mund të përballet me nivele të larta të infeksioneve me COVID këtë verë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH ) ka paralajmëruar se "nivele të larta" të rasteve me COVID mund të regjistrohen në Evropë këtë verë .

OBSH u bëri thirrje anëtarëve të saj të enjten (30 qershor) që të monitorojnë nga afër situatën, pasi numri i infeksioneve është trefishuar në muajin e fundit.

Meqenëse vendet në të gjithë Evropën nuk kanë respektuar distancimin social, virusi do të qarkullojë në nivele të larta këtë verë. Virusi nuk do të largohet thjesht sepse vendet kanë ndaluar së monitoruari atë. Ai vazhdon të infektojë, vazhdon të ndryshojë dhe vazhdon të vrasë”, tha drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Numri i rasteve me COVID në 50 vendet e zonës së OBSH-së në Evropë shkoi deri në 500,000 në ditë këtë javë, ndërsa ishte rreth 150,000 në fund të majit. Pothuajse të gjitha vendet evropiane raportojnë raste të shtuara infeksioni, si Portugalia, Luksemburgu, Franca, Greqia, Qiproja, Gjermania dhe Austria./ CNN.gr

/rtsh.al/