RTSH 24 Live

Aktualitet

OBSH: COVID-i u mori jetën rreth 15 milionë njerëzve në botë, tre herë më shumë sesa raportohet zyrtarisht

05/05/2022

OBSH: COVID-i u mori jetën rreth 15 milionë njerëzve në botë, tre herë më shumë sesa raportohet zyrtarisht

Pandemia e Covid-19 mori të paktën 14.9 milionë jetë në mbarë botën tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shifrat e reja nënkuptojnë se numri i viktimave ka qenë 3 herë më i lartë sesa raportohet zyrtarisht.

Vendet njoftuan OBSH-në për 5.4 milionë vdekje nga Covid-19 midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2021. Megjithatë OBSH zbuloi se gjatë kësaj periudhe humbën jetën mes shifrave 13.3 deri në 16.6 milionë persona, ku janë marrë parasysh ata që vdiqën nga sëmundja, si dhe ata që u prekën "indirekt", duke përfshirë njerëzit që nuk mund të aksesonin kujdesin shëndetësor për kushte të tjera kur sistemet ishin të mbingarkuar gjatë valëve të mëdha të infeksionit.

Sipas OBSH, Egjipti, Turqia, India dhe SHBA, Brazili, Indonezia, Meksika, Peruja, Rusia dhe Afrika e Jugut janë 10 vendet që mbajnë 68 % të vdekjeve nga COVID.

Vendet me shkallë të ulët të vdekshmërisë ishin Australia, që vendosi kufizime të rrepta udhëtimi për të mbajtur virusin jashtë vendit, Japonia dhe Norvegjia.

/rtsh.al/