RTSH 24 Live

Botë

Nxitje e  investimeve  në rrugën e zhvillimit të gjelbër

24/10/2021

Nxitje e  investimeve  në rrugën e zhvillimit të gjelbër

Ecja  me këmbëngulje në rrugën e modernizimit nga Kina po shoqërohet me një kujdes e vemendje të shtuar në mbrojtjen ekologjike si përparësi dhe me zhvillim të gjelbër. Investimet e përqëndruara nê zonën që pershkon Lumi i Verdhë janë drejtuar drejt sistemimeve afatgjata, shkruan CRI .

Si lumi i dytë më i gjatë në Kinë, Lumi i Verdhë ka luajtur rolin e mbrojtësit të sigurisë ekologjike në Kinë dhe njëkohësisht është një zonë e rëndësishme e përqendrimit të popullsisë dhe e zhvillimit ekonomik. Ndërkohë, Lumi i Verdhë është ndër lumenjtë me më shumë prurje, më të vështirë për t’u sistemuar dhe që kanë shkaktuar përmbytjet më të rënda në botë. Gjatë mijëra vjetëve, kombi kinez ka luftuar kundër përmbytjeve e thatësirave në pellgun e këtij lumi.  Kina ka pasur arritje të mëdha në sistemimin e Lumit të Verdhë dhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror gjatë rrjedhës së tij, duke shmangur fatkeqësitë për shumë vjet me radhë.


Mbrojtja ekologjike dhe zhvillimi cilësor përgjatë rrjedhës së Lumit të Verdhë u përfshinë në strategjitë kryesore të vendit. Në “Programin mbi mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin cilësor në pellgun e Lumit të Verdhë”, që u publikua pak kohë më parë, përcaktohen në mënyrë sistematike punët përkatëse në 10 deri 30 vjetët e ardhshëm.
Disa ditë më parë, Kina organizoi Samitin e 15-të të Palëve Nënshkruese të “Traktatit mbi diversitetin biologjik”, ku presidenti Xi shtjelloi hollësisht rëndësinë e “bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës”, duke theksuar se Kina do të vazhdojë të nxitë ndërtimin e qytetërimit ekologjik dhe duke u bërë thirrje palëve të shpejtojnë hapat drejt zhvillimit të gjelbër. Kësaj here, kërkesat e reja të paraqitura nga presidenti Xi për mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin cilësor përgjatë rrjedhës së Lumit të Verdhë janë veprime për konkretizimin e premtimit për nxitjen e qytetërimit ekologjik.

Opinioni publik ka vënë re se gjatë çdo inspektimi në vend vitet e fundit, ndërtimi i qytetërimit ekologjik ka qenë ndër pikat kryesore, çka tregon se kjo çështje zë një vend të rëndësishëm në qeverisjen e Kinës në kohën e sotme. Me këmbënguljen në përparësinë e ekologjisë e në zhvillimin e gjelbër dhe duke shfrytëzuar konceptin e qytetërimit ekologjik, Kina do të vazhdojë të veprojë konkretisht dhe do të japë kontribut për përballimin e sfidave ndaj mjedisit ekologjik.